Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka aprovuar propozimin për themelimin e fondit për grante për biznese të vogla dhe të mesme.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga Covid-19.
“Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/