image Komuna e Prishtinës sqaron orarin e punës së barnatoreve, kujdestaria fillon 22:00 deri në orën 07:00

Sociale

Komuna e Prishtinës sqaron orarin e punës së barnatoreve, kujdestaria fillon 22:00 deri në orën 07:00

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).

Sipas njoftimit të komunës, kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga drejtoria e Shëndetësisë.

Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/