image Komuna e Prishtinës publikon listën e përfituesve të granteve për biznese

Kosovë

Komuna e Prishtinës publikon listën e përfituesve të granteve për biznese

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar listën e përfituesve të granteve për biznese në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e këtij granti është deri në 50 mijë euro e që këtu kanë përfituar 4 mijë e 9411 biznese, 1 mijë e 976 mikrobiznese me nga 600 euro dhe 2 mijë e 965 biznese të vogla me nga 1300 euro.

Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari”, shkroi ndër të tjera Ahmeti në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total kanë përfituar: -4941 biznese -1976 mikro biznese me nga 600€ -2965 biznese te vogla me nga 1300€. Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave. Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari.

/Gazeta Sinjali/