image Komuna e Prishtinës porositë 18 mijë teste antigjen për COVID-19

Kosovë

Komuna e Prishtinës porositë 18 mijë teste antigjen për COVID-19

news image

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahemti ka njoftuar se komuna e Prishtinës ka porositur 18 mijë teste antigjen për COVID-19 , shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka thënë se ky lloj testi mund të përdoret për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sot në treg ekzistojnë tri lloj testesh për Covid

– PCR që e detekton ADN-në e virusit (IKSHP dhe privat) i cili është më i sakti por merr shumë kohë

– serologjik apo i gjakut që detekton antitrupat në gjak – (Komuna Pr dhe privat) – detektohet vetëm në ditën e shtatë të virusit

– testet antigjen – që detekton proteinat brenda ose afër virusit – është i shpejtë dhe merret strisho e pshtymes

Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata.

Në qoftë se gjithcka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër./Gazeta Sinjali/