image Komuna e Prishtinës njofton se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja

Kosovë

Komuna e Prishtinës njofton se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja

news image

Në Komunën e Prishtinës në ditët në vijim do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPB-së, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159611974657166

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve me koronavirus ka shkuar në 108, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar edhe për një të shëruar./Gazeta Sinjali/