image Komuna e Prishtinës ndihmon me 400 mijë euro fermerët

Kosovë

Komuna e Prishtinës ndihmon me 400 mijë euro fermerët

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se përmes Drejtorisë së Bujqësisë ka ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000 euro për 152 fermerë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo ndihmë erdhi për t’i mbështetur ata për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti.

Postimi i plotë i tij.

Përveç pasojave nga pandemia #covid19, këtë vit fermerët kanë pësuar dëme edhe nga të reshurat dhe erërat e forta.

Andaj, përmes Drejtorisë së Bujqësisë kemi ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000€ për 152 fermerë të Komunës së Prishtinës për të i mbështetur për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti.

/Gazeta Sinjali/