Me vendim të Kuvendit Komunal, Komuna e Prishtinës ka ndarë parcelë nga prona komunale për ndërtimin e Stacionit Policor në lagjen “Kodra e Trimave”, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar i parti i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili tha se parcela që është ndarë për ndërtimin e këtij stacioni policor ka qenë e uzurpuar.
“Drejtoria e Pronës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit dhe Policinë e Kosovës, ka filluar zbatimin e vendimit për lirimin e kësaj parcele, e cila ka qenë e uzurpuar. Objektet brenda kësaj parcele do të rrënohen, ashtu që të procedohet tutje me ndërtimin e Stacionit Policor”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/