image Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për komunitetin LGBTI

Kosovë

Komuna e Prishtinës ndan 300 mijë euro për komunitetin LGBTI

news image

Drejtoria e Mirëqenies e Komunës së Prishtinës në programin e saj për vitin 2021 ka paraparë ndërtimin e një strehimoreje për personat, që i përkasin komunitetit lezbike, gej, biseksual, transgjinor dhe interseks( LGBTI).

Derisa, shumica e komunitetit LGBTI detyrohet të jetojë një jetë të fshehtë ose të dyfishtë me frikë të vazhdueshme nga diskriminimi, Komuna e Prishtinës po synon të bëjë më publik aktivitetin e këtij komuniteti.

Ky projekt figuron në buxhetin i cili u miratua dje në Kuvend. Për ndërtimin e strehimores janë paraparë 300 mijë euro. Ndërkohë, lokaliteti për ndërtimin e strehimores akoma nuk është caktuar përfundimisht.

Ndërkohë, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar dje buxhetin e komunës për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2021-2023.

Kjo pikë u miratua me 26 vota për 5 abstenime nga të gjitha grupet e partive politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan.

Buxheti kap vlerën prej 86 milionë eurove./ Gazeta Sinjali/