image Komuna e Prishtinës ndan 170 mijë euro për projekte të kulturës

Kosovë

Komuna e Prishtinës ndan 170 mijë euro për projekte të kulturës

news image

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka ndar 170 mijë eurove për projekte të kulturës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka bërë të ditur se, ditëve të ardhshme do të hapet edhe një thirrje për artistë të fushave të ndryshme të Komunës së Prishtinës të cilët nuk kanë asnjë të hyrë dhe të cilët janë goditur nga kriza e pandemisë.

Sot është marr vendimi për ndarjen e 170 mijë eurove për projekte të kulturës. Në këtë kohë pandemie edhe projektet e kulturës, apo më mirë me thënë artistët kanë pësuar nga mungesa e mundësive, shfaqjeve, ekspozitave e koncerteve. Prandaj ndihma për projekte është e domosdoshme. Gjatë ditëve të ardhshme do të hapet edhe një thirrje për artistë të fushave të ndryshme të Komunës së Prishtinës të cilët nuk kanë asnjë të hyrë dhe të cilët janë goditur nga kriza e pandemisë”, ka shkruar Ahmeti.

Më tej, Ahmeti ka thënë se, vlera e subvencionit do të varet nga numri i aplikantëve që i kalojnë kriteret.

Për të gjithë ata që i përmbushin kushtet, Komuna do të ndajë nga një subvencion.Vlera e subvencionit do të varet nga numri i aplikantëve që kalojnë kriteret. Të gjitha detajet do të jenë të ditura ditëve në vijim. Artistët janë kategoria e radhës që gjen mbështetje te komuna. Politikat tona gjatë pandemisë po mundohen që të përfshijnë të gjitha kategoritë. E kuptojmë se shumat mund të mos jenë të mëdha por po mundohemi që krejt çka kemi ti japim për qytetarët tonë pa përjashtime.Bashkë do të ja dalim edhe kësaj sfide!”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/