Komunës së Prishtinës i kushtoi mijëra euro tenderi për furnizim me perde.
Komuna në krye me Shpend Ahmetin, ka arritur ta finalizojë kontratën e cila pajisë me perde Institucionet Arsimore, derisa në këtë tender të publikuar nga prokurorimi bëhet e ditur se fillimisht janë ndarë 40 mijë euro, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjithashtu bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët është 35 mijë, ndërsa ai më i lartë 39 mijë e 270 euro.
Kontrata në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.P.P “Rolle Mont”, dhe ka kushtuar hiç më pak se 35 mijë e 750 euro. /Gazeta Sinjali/