Asambleja Komunale e Prishtinës sot ka vendosur që ta anuloj vendimin që favorizonte bizneset për kiosqet në Prishtinë.
Pas debateve e kundërshtimeve të mëdha, në seancën e sotme, 8 asamblistë votuan pro anulimit të këtij vendimi, kurse 11 ishin kundër.
Sot para nisjes së seancës para objektit të komunës është zhvilluar një protestë nga pronarët e kiosqeve në kundërshtim të vendimit.
Kujtojmë se komuna pati shpallur tender për kiosqet por se kushtet që kishte vendosur favorizonin bizneset e mëdha.
Pasi që ky vendim ishte kundërshtuar komuna e pati pezulluar atë, deri sot kur u vendos përfundimisht anulimi. /Sinjali/