Komuna e Prishtinës sot ka rrënuar disa shtylla në rrugën “Muharrem Fejza”, ku është tentuar të ndërtohet një objekt pa leje.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Faceobok.
I pari i Prishtinës ka thënë se inspektorët kanë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet ligjore dhe i kanë dhënë një afat kohor pales që t’i rrënojë vetë shtyllat. E pasi nuk e ka bërë pronari, komuna ka angazhuar kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit.
Në fund, Ahmeti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi./GazetaSinjali/