image Komuna e Prishtinë vjen me një njoftim për bizneset që ishin përfituese të granteve

Biznes

Komuna e Prishtinë vjen me një njoftim për bizneset që ishin përfituese të granteve

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë shtyer afatet për dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat ishin përfituese të granteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se bizneset do të mund t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar.

Ai po ashtu tha se dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që për cfarëdo arsye nuk kanë arritur të i dorëzojnë dhe kompletojnë dokumentet e kërkuara, do të mund të i dorëzojnë ato nga data 11 – 15 janar 2021.

Dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhesë të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

– Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët
– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
– Çertifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)

/Gazeta Sinjali/