image Komuna e Podujevës vendos ta ndalë ndriçimin publik për të kursyer rrymë - Sinjali

Komuna e Podujevës vendos ta ndalë ndriçimin publik për të kursyer rrymë

news image

Komuna e Podujevës ka vendosur që ta ndalë ndriçimin publik në mënyrë që të kursehet energjia elektrike, për shkak të krizës që po kalon vendi, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se ky vendim do të vlejë për një kohë të pacaktuar deri në përmirësim të situatës.

Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin