image Komuna e Podujevës ndihmon me pako ushqimore familjet e vetizoluara

Sociale

Komuna e Podujevës ndihmon me pako ushqimore familjet e vetizoluara

news image

Komuna e Podujevës ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjenike familjet e vetizoluar për shkak të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Për të gjitha familjet, të cilat, shkaku i familjarëve të infektuar me COVID19, janë vetizoluar, duke i respektuar udhëzimet e IKSHP-së, Komuna e Podujevës ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjenike”, ka shkruar Rudari në Facebook./Gazeta Sinjali/