image Komuna e Pejës vjen me sqarim publik për gjendjen e aksit rrugor Pejë-Rugovë - s'është në përgjegjësinë tonë

Kosovë

Komuna e Pejës vjen me sqarim publik për gjendjen e aksit rrugor Pejë-Rugovë – s’është në përgjegjësinë tonë

news image

Zëdhënësi i komunës së Pejës, Faik Zeka ka dhënë një sqarim publik për rrugën që çon për në Rugovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Faik Zeka ka shkruar se mirëmbajtja dhe rregullimi i kësaj rruge nuk janë në kompetencë të Komunës së Pejës, por janë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Komuna e Pejës ka kohë që është e shqetësuar për gjendjen e aksit rrugor Pejë – Rugovës, një rrugë me rëndësi të madhe për qytetarët, turistët dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Fatkeqësisht, prej vitesh kjo rrugë është në një gjendje të mjerueshme, duke paraqitur rrezik për qytetarët dhe duke dëmtuar imazhin e destinacionit tonë turistik”.

“Në pamjet e ndara me publikun, shihen qartë pasojat e mungesës së përkujdesjes ndaj kësaj rruge, ku një kamion shihet duke tërhequr zvarrë një shkëmb të madh në mes të rrugës. Kjo situatë tregon qartë mungesën e investimeve dhe përkushtimit për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor”, shkroi tutje ai.

/GazetaSinjali/