image Komuna e Pejës tregon si do të zbatohen masat e karantinimit

Kosovë

Komunikatë/ Komuna e Pejës tregon si do të zbatohen masat e karantinimit

news image

Komuna e Pejës dje është futur në karantinë për shkak të përhapjes së koronavirusit në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se Qendra Operative Emergjente e Pejës nën drejtimin e kryetarit, Muhaxheri mbajti sot takim për ta shqyrtuar situatën e re të krijuar për shkak të Covid-19.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës ka vendosur pika statike në të gjitha arteriet kryesore të hyrje daljeve të Komunës së Pejës dhe nuk lejon asnjë kalim. Rrugët dytësore do të kontrollohen me ekipe të lëvizshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në njoftim thuhet se nuk do të ketë kompromis për asnjë biznes që nuk i respekton rregullat.

“Lëvizja e qytetarëve lejohet vetëm sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë duke u bazuar në numrin e parafundit personal. Policia do të jetë rigoroze për ata që nuk e respektojnë këtë rregull”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, Inspektorati do të zhvillojë aksione të shtuara për të kontrolluar dyqanet që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse. /Gazeta Sinjali/