image Komuna e Malishevës redukton numrin e punëtorëve pas shpalljes emergjente

Kosovë

Njoftim/ Komuna e Malishevës redukton numrin e punëtorëve pas shpalljes emergjente

news image

Komuna e Malishevës përmes një komunikate bëjnë me dije që numri i punëtorëve të administratës në këtë komunë është reduktuar si dhe të gjitha aktivitetet e kuvendit komunal janë ndërprerë.

“Pas shpalljes së gjendjes emergjente në shëndetësi, vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe infektimit të katër personave me virusin korona (COVID-19), Komuna e Malishevës ka marrë vendim të reduktoj punën e administratës komunale, përkatësisht zvogëlimin e stafit në maksimum”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka mbajtur takim me shtabin emergjent për parandalimin e virusit Covid-19, ku u kanë bërë apel qytetarëve që të respektojnë vendimet e qeverisë dhe të përcjellin udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Pubik./ Gazeta Sinjali/