image Komuna e Malishevës: EULEX-i e ka arrestuar Isni Kilajn

Siguri

Komuna e Malishevës: EULEX-i e ka arrestuar Isni Kilajn

news image

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmë, ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i.

Në reagimin e komunës bëhet e ditur se arrestimi i Kilajt erdhi pas bastisjeve që janë kryer nga Specialja dje në shtëpinë e tij në Malishevë dhe në banesën në Prishtinë.

“Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e z.Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panikë dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.

Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit.”, thuhet në njoftim.

Nga komuna kanë kërkuar që Gjykata Speciale “të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së afër 400 civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë.”

/GazetaSinjali/