image Komuna e Gjilanit ndalon ekskursionet e maturantëve jashtë Kosovës

Sociale

Komuna e Gjilanit ndalon ekskursionet e maturantëve jashtë Kosovës

news image

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve jashtë Kosovës.

Hyseni ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë në bashkërendim të plotë me Këshillin e Prindërve në këtë komunë.

Sipas Hysenit dukuritë negative që ndodhin në këto ekskursione dhe shpenzimet e mëdha të familjeve kanë qenë arsyeja e këtij vendimit.

“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe Këshillit të Prindërve. Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!”, ka thënë Hyseni.

/GazetaSinjali/