image Komuna e Gjakovës ndan 14 mijë euro për Shqipërinë

Komuna e Gjakovës ndan 14 mijë euro për Shqipërinë

news image

Komuna e Gjakovës ka ndarë 14 mijë euro si ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.

“Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në bazë të kompetencave nxjerr këtë vendim për dhënien e mjeteve financiare në vlerë 14,000€ nga Komuna e Gjakovës për ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Mjetet e ndara do të derdhen në xhirollogarinë e hapur nga Shqipëria për fatkeqësi natyrore.

Ndryshe, në Gjakovë organizata dhe dy tifogrupet e këtij qyteti prej ditës së djeshme po grumbullojnë ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti.

Sipas njoftimeve, kamionët e parë me ndihma janë dërguar mbrëmë, ndërsa sonte priten që të nisen të tjerë. /Gazeta Sinjali/