image Komuna e Ferizajt shpenzon 15 mijë euro për thundra të lopëve

Kosovë

Ekonomi/ Komuna e Ferizajt shpenzon 15 mijë euro për thundra të lopëve

news image

Komuna e Ferizajt ka shpenzuar 15 mijë euro për rregullimin dhe mirëmbajtjen e thundrave të lopëve qumështore.

Për këtë, Komuna ka ofruar një tender për t’i kryer këto shërbime, vlera e të cilit është 15 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Ofertues për këtë tender është paraqitu vetëm një kompani,  e cila dhe ka fituar atë.

Edhe pse kriter i dhënies  së këtij tenderi sipas kontratës është çmimi i ultë, kompania fituese nuk ka bërë zbritje as edhe një cent, ajo ka marrë tenderin saktësisht për 15 mijë euro.

Kontrata është dhënë më 04.12.2019 dhe nënshkrimi i saj është bërë vetëm një ditë më vonë. /Gazeta Sinjali/