Komuna e Drenasit ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve të bëj furnizime me mjete e pajisje mjekësore emergjente, ose të aprovojë vendimin e komunës për fondin emergjent.
Sipas njoftimit të ksaj komune thuhet se ata kanë ndarë 229 mijë e 200 euro për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi Covid-19.
“Ne nuk do të shqetësoheshim, sikur Ministria e Shëndetësisë të na furnizonte me materiale preventive për stafin shëndetësorë, inspektorët komunalë, zyrtarët e Qendrës për Punës Sociale dhe stafin komunal, për të tejkaluar këtë gjendje”, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/