image Komuna e Deçanit liron nga pagesa e qeras lokalet që janë pronë komunale

Kosovë

Komuna e Deçanit liron nga pagesa e qeras lokalet që janë pronë komunale

news image

Komuna e Deçanit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të lirojë nga pagesa e qeras të gjithë shfrytëzuesit e lokaleve dhe tarasave që janë pronë komunale.

Lirimi nga pagesa e qeras do të zgjasë deri në fund të këtij viti pra me datë 31.12.2020.

Kështu ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Më propozim të shefit të grupit parlamentar të AAK-së Erdogan Dautaj, lokalet që janë pronë komunale dhe tarasat lirohen nga pagesa e qeras deri më 31.12.2020, ky propozim është votuar unanimisht”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të OSBE-së, u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Për mbledhje ishte propozu ky rend pune :
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.02.03.2020,
2. Njoftim për aktivitete e Komunës gjate kohës se pandemisë,
3. Ri-Shpallja zone me interes për komunën e pronës së Pushimores se fëmijëve ne
Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës qe ketë prone ta merr ne menaxhim
sipas procedurave të ligjeve ne fuqi,
4. Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e
dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës te shkaktuara nga Covid
19, Vlerësim i cili do te behet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship
And Smail Business”,
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj kërkoi që për piken e dytë të mos diskutohet deri në seancën e radhës kur do të dalin më një raport të përgjithshëm të menagjimit të situatës gjatë pandemisë COVID-19
Seanca ka vazhduar më piken e rendit të ditës lidhur më Ri-Shpallja zone me interes për komunën e Deçanit e pronës së Pushimores se fëmijëve në Deçan dhe shprehja e interesit te Komunës qe ketë prone ta merr ne menaxhim sipas procedurave të ligjeve ne fuqi. Për rendësin e Pushimores së Deçanit foli kryetari Ramosaj për rendësin e sajë dhe kapacitetin që ka .Kjo pikë e rendit të ditës është votuar në mënyrë unanime për ti hapur rrugë proceduarve të mëtutjeshme.
Në pikën e 4 të rendit të ditës është diskutuar lidhur më a Aprovimi i mjeteve financiare për hartimin e raportit vlerësues mbi vlerësimin e dëmit ekonomik për prodhuesit dhe bizneset e komunës te shkaktuara nga Covid 19, Vlerësim i cili do te behet nga Kompania N.SH.”Insitute For Entrepreneurship And Smail Business”, pas dhënies se arsyetimit se pse i duhet Komunës ky vlerësim nga kryetari Ramosaj , për ketë pikë të rendit të ditës kanë dhen mendimet e tyre edhe asamblesitët e të gjitha subjekteve politike ndërsa më shumicë votash edhe kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar .
Në të ndryshme :
Më propozim të shefit të grupit parlamentar të AAK-së Erdogan Dautaj, lokalet që janë pronë komunale dhe tarasat lirohen nga pagesa e qeras deri më 31.12.2020, ky propozim është votuar unanimisht.
Po ashtu në të ndryshme janë aprovuar mjete në vlerë prej 6000 mijë € për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve Qerimaj, Tafaj dhe Alijaj në fshatin Gllogjan, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga komuniteti i këtij fshati.
Në ketë seancë janë dhënë edhe propozime për pikat e rendit të ditës për mbledhjen e muajit Qershor 2020./GazetaSinjali/