Kompanitë private për shërbime funerale kanë njoftuar se do të mbajë protestë të hënën para objektit të vjetër të komunës së Prishtinës.
Sipas dokumentit që e ka siguruar Sinjali, kërkesat e këtyre kompanive janë:
- Shfuqizimi i marrëveshjes së arritur mes komunës dhe Bashkësisë Islame të Prishtinës për kryerjen e shërbimeve funerale, pasi BIK nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në komunën e Prishtinës, pasi janë 15 kompani me licencë.
- Kërkohet nga komuna e Prishtinës për shfuqizimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të objektit te varrezat e qytetit për kryerjen e funeraleve për BIP-së.
Protesta do të mbahet nga ora 12:00 nga morgu deri te para objektit të vjetër të komunës së Prishtinës.