image Kompanitë e pastrimit paralajmërojnë protestë

Kosovë

Pandemia/ Kompanitë e pastrimit paralajmërojnë protestë

news image

Të gjitha kompanitë regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në nivel të Kosovës do të protestojnë të premten më 8 maj pasi thonë se punëtorët e tyre nuk janë përfshirë në Pakon Emergjente të Qeverisë për mbështetje financiare në kohën e pandemisë COVID-19.

Kjo protestë do të mbahet si shenjë pakënaqësie ne lidhje me Vendimet e Qeverisë se Republikës se Kosovës në mos përfshirjen e punëtorëve te kompanive te grumbullimit dhe largimit te mbeturinave ne nivel te Kosovës në Pakon Emergjente Financiare.

“Duke ditur se këta punëtorë kanë kontakt te vazhdueshëm me rrezikun e infektimit te virusit Covid 19 prandaj nuk e meritojnë te anashkalohen nga Qeveria e Kosovës. Protesta do të mbahet me dt. 08.05.2020 në orën 11-12 e cila do të jetë e përfaqësuar nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale dhe dhe ekipa prej 30 punëtorëve dhe 6 (gjashtë) Kamionë të largimit dhe grumbullimit te mbeturinave”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.