image Kompanitë e bojkotojnë Facebook-un, Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë - Sinjali

Kompanitë e bojkotojnë Facebook-un, Zuckerberg humb 7 miliardë dollarë

news image

Mark Zuckerberg ka humbur rreth 7,2 miliardë dollarë pasi shumë kompani hoqën reklamat e tyre nga kompania e tij, Facebook.

Aksionet e rrjetit social ranë në 8,3% të premten, rënia më e madhe në 3 muajt e fundit, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua kompanive të tjera në bojkotin e reklamave në Facebook.

Kompanitë si Verizon Communications Inc. dhe Hershey Co. gjithashtu kanë hequr reklamat e tyre nga Facebook pasi ky rrjet social nuk ka arritur që të ndalojë gjuhën e urrejtjes dhe dizinformimin në platformën e tij.

Edhe Coca-Cola ka thënë se do të ndalojë reklamat e saj në çdo rrjet social për 30 ditët e ardhshme. /Gazeta Sinjali


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: