Kompania serbe nga Beogradi, e cila ishte kontraktuar nga UNESCO për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, duket se ka nisur ta shkatërrojë atë.
Kompania që ishte konraktuar ta restauronte Kalanë, ka filluar ta dëmtojë ato, kur restaurimi veçse ka përfunduar.
Pas veprimit të kompanisë, insitucionet e Kosovës i kishin ndërprerë punimet, duke ja shkëputur kontratën kompanisë serbe, por duket se ata nuk janë ndalur dhe siç shihet, Kalaja është duke u shkatërruar me eskavator nga e njëjta kompani.
Kujtojmë se kjo kala kishte ngjallur reagime në Serbi, pasi institucionet e Kosovës kishin vendosur flamurin e Kosovës në të, e ky veprim nga Beogradi ishte parë si provokim nga ana e Kosovës.