image Kompania “Pastrimi” tregon se a e kishte kryer kontrollin teknik kamioni

Kosovë

Aksident/ Kompania “Pastrimi” tregon se a e kishte kryer kontrollin teknik kamioni

news image

Kompania ‘Pastrimi’ thotë se kamioni i kësaj kompanie qe shkaktoi aksidentin sot në Prishtinë, e ka pasur të kryer kontrollin teknik.

Zëdhënësja e kompanisë ‘Pastrimi’, Arbnora Ademi, tha se kamioni në fjalë i kishte të kryera edhe servisimet.

“Kamioni i ka pasur kontrollimin teknik, ka qene i regjistruar, servisimet i ka pas të kryera. Po ashtu kompania ka mekanikët të cilët gjate 24 orëve kujdesen për kamionët që dalin në terren. Ka ndodhur diçka e momentit qe mundet me na ndodh secilit dhe presim ekspertizën e Policisë”, ka thënë ajo për KP.

Gjatë ditës së sotme një aksident ka ndodhur në qendër të Prishtinës ku janë përfshirë 9 vetura. Në këtë aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.