image Kompania "Pastrimi" paralajmëron sot protestë para Qeverisë

Kosovë

Njoftim/ Kompania “Pastrimi” paralajmëron sot protestë para Qeverisë

news image

Sot për herë të dytë, kompania “Pastrimi” do të mbajë protestë kundër mospërfshirjes së punonjësve të kompanive regjionale të largimit dhe grumbullimit të mbeturinave në Pakon Fiskale Emergjente të Qeverisë së Kosovës në kohën e pandemisë COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media, nga vetë kompania në fjalë e cila është shprehur e zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë te Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë u është refuzuar nga Policia e Kosovës.

“Kërkesa jonë kishte për qëllim që përmes protestës të shprehej pakënaqësia e punëtorëve ne mos përfshirjen e tyre ne Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prandaj, Kompania “Pastrimi” thotë se ka respektuar me korrektësi refuzimin e kërkesës se Policisë se Kosovës, por sipas tyre është e papranueshme se si një institucioni si kompania “Pastrimi”, i refuzohet një kërkesë e tillë, ndërsa ne anën tjetër është lejuar protesta të qindra qytetarëve ne sheshin e kryeqytetit, duke ditur situatën pandemike në të cilën ndodhemi.

“Kërkesa jonë adresuar tek Policia e Kosovës kishte për qëllim mbajtjen e protestës paqësore me një numër te vogël te punëtorëve gjithmonë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, ndërsa realiteti dje fliste ndryshe me atë qe ndodhi ne sheshin e kryeqytetit”, vijon komunikata.

Prandaj, kompania “Pastrimi” paralajmëroi se sot nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbajë protestë paqësore para objektit te Qeverisë se Republikës se Kosovës për te shprehur pakënaqësinë në mos përfshirjen e këtyre punëtorëve ne Pakon Emergjente, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe Policisë se Kosovës te sigurojë rendin dhe qetësinë e mbarëvajtjes së protestës./Gazeta Sinjali/