image Kompania “Pastrimi” do t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi

Kosovë

Kompania “Pastrimi” do t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi

news image

Kompania Regjionale “Pastrimi” u ka kërkuar qytetarëve që t’i paguajnë faturat në mënyrë që të kryhen shërbimet me cilësi më të madhe.

KRM “Pastrimi” ndër të tjera ka paralajmëruar se duke filluar nga 15 gushti i këtij viti do të nisë me procedimin e konsumatorëve borxhlinjë ( për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite ), në procedurë përmbarimore tek Përmbaruesi Privat.

“Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesit Privat krijon taksën shtesë”, thuhet në njoftim.

Kjo kompani u ka bërë apel edhe një herë që konsumatorët të kryejnë pagesat, sepse janë të detyruar që të dërgojnë lëndët në Procedura Përmbarimore.

/GazetaSinjali/