Kompania “Pastrimi”, e cila merret me Grumbullimin, Largimin dhe Transportimin e Mbeturinave, ka bërë thirrje për pagesën e tyre.
Në kërkesën e tyre, ata thanë se borxhi i grumbulluar tani e sa vite ka dëmtuar financiarisht buxhetin e kompanisë duke vështirësuar punën e tyre.
Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare te kompanisë, e kjo si rezultat i mos pagesave.
“Kompania “Pastrimi”, nuk ka ndonjë mekanizëm kushtëzues sikur ndërmarrjet tjera, për klientët te cilët nuk kryejnë pagesa, përveç dërgimit te lëndëve tek Përmbaruesi Privat, ku janë dërguar afro 40.000,00 mijë lëndë dhe vetëm 20 % nga to janë te ekzekutuara”.
Mes tjerash në komunikatë thuhet se “Janë afro 10.000,00 klientë, te cilët kategorizohen si raste sociale dhe për të cilët asnjë herë te vetme nuk jemi rimbursuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës, ndërsa Kompania “Pastrimi”, vazhdon te kryejë shërbimin e largimit te mbeturinave tek kjo kategori e klientëve pa asnjë lloj kompensimi tani e gati 22 vite”.
Kompania cilëson se sfidë tjetër e të hyrave financiare është rritja e sasisë së mbeturinave.
“Publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve, klientëve të amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve që të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, në mënyre që ne t’a kemi më lehtë kryerjen e shërbimin te mbeturinave. Si rezultat i kësaj, nëse këto fatura nuk paguhen, kompania jonë do te ballafaqohet me probleme të mëdha financiare e që do të pamundësojnë kryerjen e shërbimit te largimit te mbeturinave”, thuhet tutje në kërkesën e kompanisë./GazetaSinjali/