image “800 euro pagë e deri në 5000 të punësuar, kompania amerikane do që të investojë në Kosovë”

Biznes

“800 euro pagë e deri në 5000 të punësuar, kompania amerikane do që të investojë në Kosovë”

news image

Kompania amerikane AME për eksplorim dhe miniera është duke kërkuar që të investojë në Kosovë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik në Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, theksoi se nëse do t’i mundësohej investimi kësaj kompanie në Kosovë, atëherë nuk do të ketë nevojë që qytetarët të dalin jashtë vendit, pasi parashihet që të hapen 4000 deri në 5000 vende të lira pune me një pagë minimale 800 euro.

“Edhe 15 mijë punëtorë të tjerë mund të kontribuojnë në ktë kompani me një pagë minimale 500 euro”, tha Azemi, duke kërëkuar që Qeveria e Kosovës t’i ofrojë mbështetje kësaj kompanie në mënyrë që ajo të mos largohet por të investojë këtu.

Ai theksoi se kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i ofrojë mbështetje dhe gjithçka që është me ligjet e Kosovës, ata kanë ardhur këtu me ligjet që i kemi në fuqi… Ambasada amerikane e ka bërë rekomandimin te Qeveria e Kosovës që të kalojë ky projekt. Ne nuk shohim asnjë dyshim kur ambasada amerikane është këtu.. Ne duam ta shtyjmë këtë projekt para në baza ligjore, nuk duam të na ikin investitorët.

“Fakti që rreth 40 milionë euro do të jepen për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, është kapital i pastër “, ka shtuar Azemi.

/GazetaSinjali/