image Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e cila çoi edhe në heqjen e karrigeve në palestër në finalen e Superkupës

Basketboll

Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e cila çoi edhe në heqjen e karrigeve në palestër në finalen e Superkupës

news image

Komiteti Olimpik i Kosovës ka dënuar ashpër dhunën në finalen e Superkupës së Kosovës në Basketboll, mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës.

KOK e ka quajtur të turshme dhe të patolerueshme këtë incident, që çoi edhe në heqjen e karrigeve të palestrës në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”.

Gjithashtu, me anë të një komunikate, KOK ka kërkuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe organet e tjera që të marrin masa të menjëhershme dhe shkaktarët e dhunës të marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë:

E turpshme dhe e patolerueshme, ajo që ndodhi sonte në finalen e Superkupës së basketbollit, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Incidenti i shkaktuar nga të dyja tifozeritë, ishte aq i shëmtuar, sa që arriti të dëmtojë edhe infrastrukturën, për të cilën vazhdimisht kërkojmë përmirësimin e saj.

Skenat e tilla më së paku do të donim të ndodhnin në Palestrat tona, veçanërisht në situatën kur duhet të jemi mëse të bashkuar.

Komiteti Olimpik i Kosovës dënon ashpër dhunën e shkaktuar, me shpresën se do të jetë e fundit që e shohim në basketboll dhe sportin tonë në përgjithësi.

Njëkohësisht, kërkojmë nga Federata e Basketbollit e Kosovës, veçanërisht Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Fushat Sportive, anëtar i të cilit është edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni, që të marrin masa të menjëhershme dhe shkaktarët e dhunës të marrin dënimin e merituar.

/GazetaSinjaliSport/