Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka reaguar rreh seancave dëgjimore të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky komitet ka cituar një deklaratë të analistit amerikan dhe profesorit të Universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, i cili tha se Specialja nuk është një etnike dhe se ka jurdiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.
“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.
“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë një etnike”, thuhet më tutje në reagimin e këtij komiteti.
Kujtojmë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryekuvendarët, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, janë paraqitur sot, respektivisht dje para gjykatësve në Hagë, derisa nesër pritet mbajtja e seancës dëgjimore e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit./Gazeta Sinjali/
.@DanielSerwer is right: The Special Court does have jurisdiction over Serbian perpetrators of war crimes from 1998-2000, but has not exercised that jurisdiction despite the fact that most crimes were committed by Serbian forces. That’s why people call it an ‘ethnic court.’ https://t.co/UDK98DpT0F
— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) November 10, 2020