image Komisioni për Legjislacion interviston sot kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Kosovë

Komisioni për Legjislacion interviston sot kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor

news image

Kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të intervistohen sot nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, shkruan Gazeta Sinjali.

Intervistimi i tyre do të bëhet sot në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 09:30.

Përveç intervistimit të këtyre kandidatëve, ky komision pritet të shqyrtojë edhe propozimet për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës./Gazeta Sinjali/