Kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës do të intervistohen sot nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, shkruan Gazeta Sinjali.
Intervistimi i tyre do të bëhet sot në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 09:30.
Përveç intervistimit të këtyre kandidatëve, ky komision pritet të shqyrtojë edhe propozimet për anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës./Gazeta Sinjali/