image Komisioni për Bujqësi shtyhet për shkak COVID-19

Kosovë

Komisioni për Bujqësi shtyhet për shkak COVID-19

news image

Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis është shtyrë për javën e ardhshme, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të njoftohen anëtarët për problemet me grumbullimin e qumështit nga ana e fermerëve të Kosovës, ku i ftuar ka qenë kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit, Ramadan Memaj.

Shtyrja e Komisionit është bërë me kërkesë të kryetarit të këtij Komisioni, Liburn Aliu, pasi ky i fundit ka pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19. /Gazeta Sinjali/