image Komisioni merr vendim për masat emergjente më energji

Politikë

Komisioni merr vendim për masat emergjente më energji

news image

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka miratuar me shumicë votash vazhdimin e masave emergjente në energji edhe për 30 ditë.

Ndërkohë me propozim të shefes së deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila që njëherësh është anëtare e Komisionit, aty u votua me shumicë votash që këto masa emergjente të shqyrtohen me 8 nëntor në seancë plenare në orën 10:30, vetëm 30 minua para një seance tjetër të paraparë më herët.

Po ashtu Komisioni parlamentar për Ekonomi, ka miratuar me votat e mazhorancës të martën Projektligjin me amendamente për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore, është miratuar në parim javën që shkoi në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe është caktuar që me procedura të përshpejtuara, në një seancë të re më 8 nëntor të shqyrtohet në lexim të dytë.

/GazetaSinjali/