image Komisioni Evropian siguron doza shtesë të Remdesivirit

Evropë

Komisioni Evropian siguron doza shtesë të Remdesivirit

news image

Komisioni Evropian njoftoi sot se ka siguruar furnizime shtesë të ilaçit antiviral Remdesivir, i miratuar për të trajtuar COVID-19, për deri në 500 mijë pacientë, njofton Gazeta Sinjali.

“Dozat do të blihen përmes një kontrate të përbashkët për 27 vendet e BE-së, plus Norvegjinë, Islandën, Britaninë e Madhe, së bashku me gjashtë vende të tjera që janë kandidate ose kandidate të mundshme për pranimin në Bllok”, tha KE, raporton ATSh, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendet tani mund të bëjnë porositë e tyre për të marrë ilaçin.

Kujtojmë, Remdesivir është ilaçi i parë që ka marrë miratimin e BE-së për të trajtuar raste të rënda të COVID-19. /Gazeta Sinjali/