image Komisioni Evropian ndan 15 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

Solidaritet/ Komisioni Evropian ndan 15 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka njoftuar se kanë ndarë 15 milionë euro në shenjë solidariteti me Shqipërinë, pas tërmetit në Tiranë, Durrës e Thumanë, ku humbën jetën 51 persona.

“BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh”, u shpreh Ursula Von der Leyen.

Bashkimi Europian, sipas ”Neë York Times”, dy ditë më parë është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar. Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip I bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës. Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas.

Kjo ndihmë e Komisonit Evropian, erdhi pas thirrjes që Qeveria e Shqipërisë ia ka bërë komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe asistencë në nivel ekspertësh, duke thënë se nuk është e aftë ta bëjë e vetme një gjë të tillë. Të enjten, Komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, i cili e mori detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit./Gazeta Sinjali/