image Komisioneri Varhelyi: Çdo shtyrje e negociatave, rrezik për rajonin

Politikë/ Komisioneri Varhelyi: Çdo shtyrje e negociatave, rrezik për rajonin

news image

Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian, teksa ka prezantuar metodologjinë e re të zgjerimit thotë se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik duke dëmtuar stabilitetin në rajon.

“Për të qenë një partner i besueshëm, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj. Komisioni do të japë informacion të detajuar mbi përparimin e bërë nga këto dy vende në mënyrë që të përgatisë terrenin për Këshillin për vendimin. Ne jemi të bindur se çdo shtyrje e mëtejshme do të shkaktonte një rrezik të fortë, duke dëmtuar stabilitetin në të gjithë rajonin”, ka thënë Oliver Varhelyi.

Sipas komisionerit, Shqipëria dhe Maqedonia duhet të konsiderohen si dy vende anëtare të ardhshme të BE.

“Ne kolektivisht duhet të rimarrim besimin dhe besueshmërinë; kjo do të thotë që ne duhet të trajtojmë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor gjithnjë e më shumë si shtete anëtare të ardhshme”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/