image Komisioneri për Zgjerim e priti Vuçiqin në zyrë me libër "Kosovo i Metohija"

Politikë

Komisioneri për Zgjerim e priti Vuçiqin në zyrë me libër “Kosovo i Metohija”

news image

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, sot gjatë ditës në Bruksel, pak para takimit mes palës Kosovare dhe Serbe për dialog, ka pritur në zyrë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në zyrën e tij, vërehet një libër, me titull “Kosovo i Metohija”.

Varhelyi, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka njoftuar për takimin e tij me presidentin serb.

“Diskutim i mirë me presidentin Vuçiq sot në Bruksel për reformat e Serbisë lidhur me BE-në, luftën kundër COVID-19 dhe përgatitjet për planin e konomik dhe investimeve. Bashkimi Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin në vjeshtë”, ka shkruar Komisioneri për Zgjerim në “Twitter”./ Gazeta Sinjali/