Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që tani për tani të pezullohet ndërtimi i Rrugës A, pas ankesës që e ka bërë ndërrmarja “Pro & CO Group” kundër operatorit ekonomik “Sallahu” i cili e kishte fituar tenderin 8.5 milionësh.
Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur për pezullimin e punimeve në Rrugën A, deri në një vendim tjetër.
Kështu thuhet në vendimin që e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Vendimi i nxjerrë më 17 tetor thotë se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedural është më se i dhuru që të ruhet interesi publik”, saktëson vendimi i Komerciales të cilin e ka Gazeta Sinjali.
Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK.
“Kjo pasi Paneli Shqyrtues nuk është marrë fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke e shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik Sallahu SHPK Drejtori i të cilës është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Komerciale, transmeton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
“Gjyakat vlerëson se shtyrja e eksekutimit të vendimit nuk do t’i sillte dëm të paditurit apo ndonjë personi të interesuar, sepse përkundër shtyrjes se sealizimit të projektit, shtyerja e ekzekutimit të vendimit deri në vlersimin e ligjshmërisë së procedurës së prokurimit do të jetë edhe në dobi të paditurit – kundër propozuesit, sepse do të evitohej çfardo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga AK, që potencialisht do të ndikonte negatvisht në besimin e publikut ndaj AK”, thotë vendimi i Gjykatës të siguruar nga Gazeta Sinjali.
Pavarësisht vendimit të Komerciales, drejtori i Urbanizimit në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka thënë se Rruga A do të bëhet.
Kështu ka shkruar ai sot, kur e ka shpërndarë një video, në të cilën tregon se si do të dukej kjo rrugë pas përfundimit të saj.
“Rruga do të bëhet, qytetarët do të kenë më pak trafik të ngarkuar dhe s’do të përballen me erën e rëndë të ujërave të zeza”, shkruan ai, transmeton Gazeta Sinjali.
Rikujtojmë se me 27 prill të këtij viti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Prishtinës, Përparim Rama, kishin inauguruar nisjen e projektit për ndërtimin e rrugës Jim Xhema, e njohur si Rruga A.
Kontratën që peshon 8.5 milionë euro e kishte fituar kompania private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K“.
Pronari i kësaj kompanie zyrtarisht është Lulzim Sallahu, por mbrapa tij qëndron vëllau u tij, Naimi, që është i dënuar për mashtrim me prokurimin publik, i cili kishte marrë pjesë në inaugurimin e Rrugës A.