Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka shkaur në Hagë, ku ka vizituar Rexhep Selimin, që po mbahet në paraburgim.
Por në njoftimin për vizitë, ajo nuk përmendi emrat të akuzuarve të tjerë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e të tjerëve që po mbahen në Hagë, të cilët i quajti “bashkëluftëtarët e Rexhës”. Kjo ka bërë që shumë qytetarë ta gozhdojnë me komente Kusari-Lilën.
“Te tjeret kane emra, dhe duhet me te ardh marre mos me i permend emrat e tyre, ty, zonja deputete qe i ke ndrru partite sa here u ndrru pushteti!”, ka shkruar një komentuese.
“Dikur miq i ke pasur edhe te tjeret, madje ke pas pozita edhe me me integritet se sa qe ki tani. Do me kishte ardhe marre qe mos me i vizitu edhe te tjeret si Hashim Thacin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin. Po njeriu per me i ardhe marre, duhet edhe me pas marre dhe ndergjegjie!”, ka shkruar një tjetër komentues.
“Te gjithe kane emra jo vetem Rexha, e njeri nder ta eshte Presidenti i Republikes qe lexoi shpalljen e Pavaresise se Kosoves, sa e turpshme te ndahen vetem se kane bindje tjeter partiake te burgosurit tane, qe po mbahen padrejtesisht ne Hagë!”, ka shkruar një tjetër qytetar.