image Kombëtarja e femrave fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Estonisë

Futboll

Kombëtarja e femrave fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Estonisë

news image

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Estonisë.

Dardanet janë grumbulluar dje në hotel “Venus”, derisa sot kanë kryer dy seanca stërvitore në stadiumin “Agron Rama” nën drejtimin e përzgjedhëses Afërdita Fazlija dhe asistentëve Veton Çitaku, Sanije Krasniqi e Besart Ismajli.

Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe për shkak të pandemisë, Kombëtarja në duel me estonet do të hyjë me futbolliste të klubeve të Superligës, me përjashtim të Erëleta Memetit dhe Edona Kastratit që iu kanë bashkëngjitur ekipit gjatë ditës së sotme.

Ndonëse me një grup të ri të futbollisteve dhe me forca nga kampionati vendor optimizmi për sukses nuk mungon. Entuziazmi, vullneti dhe dëshira për paraqitje sa më dinjitoze vërehet te secila prej lojtareve të grumbulluara, por brengë mbetet forma fizike, duke pasur parasysh se aktiviteti i futbollit të femrave në Kosovë është ndërprerë që një kohë të gjatë për shkak të pandemisë.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Estonisë do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lista e futbollisteve


Florentina Kolgeci (KFF Mitrovica)
Lavdije Behrami (KFF Vllaznia)
Delvina Durmishi (KFF A&N)
Albulena Fejza (KFF Mitrovica)
Liridona Syla (KFF Mitrovica)
Edona Kryeziu (KFF Mitrovica)
Donjeta Halilaj (KFF Mitrovica)
Marigonë Tahiri (KFF Mitrovica)
Herolinda Zyba (KFF A&N)
Agnesa Gashi (KFF A&N)
Blerta Shala (KFF Mitrovica)
Verona Berisha (KFF A&N)
Fortesa Berisha (KFF Malisheva)
Erjona Emërllahu (KFF A&N)
Fatlinda Ramaj (KFF A&N)
Qendresa Bajra (KFF Mitrovica)
Feride Kastrati (KFF Apollonia)
Edona Kastrati (Lady Granata Cittadella)
Erëleta Memeti (SC Freiburg)
Fleta Musaj (KFF A&N)
Anjeza Rexhepi (KFF A&N)
Kaltrina Biçkaj (KFF Mitrovica)
Lumbardha Misini (KFF Vizioni)
Shkurte Zeqiri (KFF A&N)