image Komandanti Ulutas në Shkup: Maqedonia e Veriut jep kontribut thelbësor për sigurinë rajonale

Rajon

Komandanti Ulutas në Shkup: Maqedonia e Veriut jep kontribut thelbësor për sigurinë rajonale

news image

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, ka vizituar Maqedoninë e Veriut. Ai është takuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko Gjurchinovski.

Ulutas ka dekalruar se Maqedona e Veriut jep kontribut thelbësor për KFOR’in dhe sigurinë rajonale.

”Duke përfunduar një vizitë të shkëlqyer në Maqedoninë e Veriut. Komandanti i #KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ falënderon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant, Vasko GJURCHINOVSKI, për mikpritjen e tij të ngrohtë dhe njohuritë e tij. Maqedonia e Veriut jep kontribut kyç për KFOR-in dhe sigurinë rajonale”, tha ai.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në OKB, për të mirën e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

/GazetaSinjali/