image Komandanti i KFOR-it takohet me myftiun, ipeshkvin dhe peshkopin, misioni i NATO-s: I rëndësishëm promovimi i paqes

Sociale

Komandanti i KFOR-it takohet me myftiun, ipeshkvin dhe peshkopin, misioni i NATO-s: I rëndësishëm promovimi i paqes

news image

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas sot gjatë ditës ka pritur për vizitë kryemyftiun Naim Tërnava, peshkopin Teodosije Sibalic si dhe ipeshkvin Dodë Gjergji.

Lajmin e ka bërë të ditur misioni i NATO-s në Kosovë, teksa thanë se takimi ishte një rast i rëndësishëm për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në promovimin e paqes tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ozkan Ulutas u takua me Kryemyftiun e Komunitetit Mysliman, Ekselenca e tij Naim Tërnava, Peshkopin e Raska-Prizrenit, Ekselenca e tij Peshkopi Teodosije Sibalic, si dhe Ipeshkvin e Prizrenit dhe Prishtinës, Ekselenca e tij Ipeshkv Dodë Gjergji, në Film City, në Prishtinë”.

/GazetaSinjali/