image Komandanti i KFOR-it: I bëra të qartë Beogradit se i kemi numrat e mjaftueshëm për t’u kujdesur për sigurinë

Siguri

Komandanti i KFOR-it: I bëra të qartë Beogradit se i kemi numrat e mjaftueshëm për t’u kujdesur për sigurinë

news image

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka thënë se ia ka bërë të qartë Beogradit se ata kanë personel të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën.

Ristuccia ka folur edhe për lëvizjen e FSK-së në veri, gjë që sipas tij mund të bëhet vetëm me miratimin e komandantit të KFOR-it.

“Siç e thash qartë ua kam bërë me dije që jemi plotësisht të pajisur, kemi numra të mjaftueshëm, dhe të organizuar për t’u kujdesur për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.” – ka thënë Ristuccia.

“FSK-ja mund të zhvendoset në veri me pëlqimin e komandantit të KFOR-it, ne plotësisht respektojmë nivelet e trajnimit dhe çfarë mund të bëjnë në fushën e shpëtimit në katastrofa me mjete të pashpërthyera dhe ato që kanë të bëjnë më hulumtim e shpëtim.” – tha ai për KlanKosova.

“Më lejoni ta them shumë qartë se ka një marrëveshje ndërmjet institucioneve të Kosovës e KFOR-it dhe NATO-s, që zhvendosja e FSK-së në veri ka nevojë për pëlqimin e komandantit të KFOR-it.” – pohoi ai.

/GazetaSinjali/