Qytetarët në Kolumbi i janë drejtuar qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ri në një proces zgjedhor që mund të përcaktojë drejtimin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
Zgjedhjet po mbahen në një klimë tensionesh të larta politike, pas përplasjeve të vazhdueshme mes presidentit aktual Gustavo Petro dhe administratës amerikane të Donald Trump, për çështje që lidhen me trafikun e drogës dhe politikat e sigurisë në rajon.
Kushtetuta e Kolumbisë nuk i lejon Petros të rikandidojë, ndërsa ai ka mbështetur kandidatin Iván Cepeda. Në garë janë gjithashtu Abelardo de la Espriella nga e djathta dhe senatorja konservatore Paloma Valencia.
Procesi zgjedhor zhvillohet në një sfond dhune dhe pasigurie, me autoritetet që kanë angazhuar mbi 400 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e votimit.
Sipas sondazheve, gara pritet të shkojë drejt një balotazhi, ndërsa rezultati përfundimtar mund të ndikojë ndjeshëm në orientimin e politikës së jashtme të Kolumbisë dhe qasjen e saj ndaj luftës kundër bandave të drogës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!